Komuna e Sarajit me sqarim rreth poliklinikës

Komuna e Sarajit me sqarim për informatat që phblikoi zv kryeministri Artan Grubi.

Marketing

Në vazhdim mund ta lexoni sqarimin e komunës së Sarajit.

Pas disa dezinformatave që po qarkullojnë nga zv.kryeministri Artan Grubi dhe zv. ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi në lidhje me përfundimin e ndërtimit të poliklinikës në Saraj duam që të informojmë opinionin e gjërë që ky projekt shumë i rëndësishëm ende nuk ka përfunduar.

Aneksi që përmend qeveria nuk ka kaluar ende dhe ky aneks nuk ka të bëj me rregullimin e objektit të poliklinikës por për ndërtimin e rrethojës, rregullimin e oborrit, ku më pas do të parashihen mjete edhe për Paisjet dhe aparaturen mjekësore si dhe personelin profesional dhe teknik.

Ftojmë të gjithë që janë të interesuar që ta vizitojnë vendin e poliklinikës dhe të vërtetohen që ky projekt ende nuk ka përfunduar dhe ankesat nga ana e komunës së Sarajit për vonesat e pakumtimta nuk janë kot.