Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kruqin e Kuq

Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kruqin e Kuq
Ndryshimi i fundit 15:13 13 Prill, 2022
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka pritur sot në takim znj.Koçovska Mare, sekretare pranë Kryqit të Kuq në rajonin e Karposhit informon Tetovasot.

Marketing

Në këtë takim temë diskutimi ishin projekte të përbashkëta të cilat kryesisht do të shërbejnë për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore.

“Komuna e Sarajit ka qenë vazhdimisht e interesuar për të inkurajuar dhe promovuar vlera humane dhe ka është e gatshme për të reaguar në kohë ndaj sfidave bashkëkohore humanitare” deklaroi kryetari Bexheti.