Komuna e Sarajit përmes buxhetit të saj, ka nisur punimet në realizimin e projektit që ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik nëpër të gjitha vendbanimet.
Projekti i ndriçimit publik ishte edhe njëri nga premtimet e kryetrait ku tashmë po zbatohet edhe në praktikë në të gjitha vendbanimet . “Filluam me fshatin Rashçe e do të vazhdojmë ndriçimin publik, sipas prioriteteve, në Bojanë si dhe në vendbanime të tjera të komunës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Bexheti.
Vlera totale e projektit të ndriçimit publik është 7 milion denarë, ku do të bëhet in stalimi e dritave Led me efikasitet energjetik si dhe do të kontrollohen nga sistemi PLC CONTROLER – SOFTWER.
Punimet do të vazhdojnë në fshatin Bojanë si dhe në të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit.
Komuna e Sarajit gjithmon do të ket prioritet çdo kërkes të qyteratve si dhe intenzivisht do të punon në realizimin e të njejtave.