Komuna e Sarajit, OJQ4Select dhe Ambasada e Sllovakisë fillojnë projekte ekologjike nëpër shkollat fillore

Në kuadër të projektit “Ne ndryshojmë botën” Organizata jo qeveritare 4Select në bashkëpunim me komunën e Sarаjit dhe me përkrahje të Ambasadës së Republikës së Sllokavisë në Shkup, ka filluar me edukumin ekologjik në shkollat fillore të komunës së Sarajit, për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Marketing

Edukimi ekologjik i nxënësve fillimisht është zhvilluar në shkollat fillore: Dituria – Saraj dhe Gërçec, Sami Frashëri – Gllumovë dhe Matkë, Drita-Rashçe, Faik Konica-Radushë, Bedri Tairi – Svillare dhe Bajram Shabani-Kondovë, ndërsa gjatë javëve në vijim, edukimi do të vazhdojë edhe në shkollat fillore të vendbanimeve tjera.

Gjithashtu në kuadër të projektit, edukimi ekologjik i nxënësve do të vijojë edhe për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, në të gjitha shkollat fillore të komunës tonë.