Në shenjë nderimi për idealin e Halil Latifit, i cili kishte qëllim formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sot në shenjë respekte u vendosën kurora me lule te busti i të ndjerit Halil Latifit.
Në mungesë të kryetarit Blerim Bexheti kurora me lule vendosën sekretari komunës së Sarajit Sefi Shabani, këshilltarët komunal, drejtori i NPK Saraj Sabahudin Rustemi, familjarët e heroit Halil Latifi dhe veprimtarët në komunën tonë Rahim Limani, Isni Jakupi, Abdulsamet Shabani, Qamil Kovaçi, Sadush Arifi.
Shënimi i kësaj dite historike për përkujtimin e veprës së Halil Latifit është institucionalizuar në komunën e Sarajit, duke e shënuar atë në programë vjetore.