Duke respektuar vendimin e Qeveris së Republikës së Maqedonis së Veriut, komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrimin e qendrës rekreative Treska, ku morën pjesë administrata komunale dhe administrata e Ministris së Kulturës.
Synimi i këtij aksioni ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët dhe për të pastruar vendet e tyre ku jetojnë.
Mbeturinat e grumbulluara do të transportohen në Drislla.
Komuna e Sarajit nëpërmjet Ndërmarjes Komunale Saraj do të ndërmer aksione të këtilla edhe në të ardhmen që qytetarve të saj tju siguron mjedis më të pastër jetsor.
#MosubëjMbeturinë
#AdministrataPastron



