Komuna e Sarajit: Rrikonstruim i tërësishëm i rrugës në Bojanë

Sot në mbledhjen e 27 të Këshillit Komunal unanimisht kaluan edhe pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhje

Marketing

*Rekonstruimi i tërësishëm i rrugës në fshatin Bojanë në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, vendim për fillimin me punë, zgjedhja e komisionit dhe statuti i SHFK “Përparimi” – Krushopek ndër të tjerash në këtë mbledhje kanë kaluar edhe raportet kuartale të komunës dhe JKP Saraj, dhënia e pëlqimeve për planet vjetore te të gjitha Shkollat Fillore dhe te çerdhja.

Komuna e Sarajit së shpejti do të fillon me punimet për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës lokale në vendbanimin Bojanë duke pasur parasysh se tani më kanë mbaruar të gjitha procedurat për fillimin e punëve në teren.

Duke i tejkaluar të gjitha pengesat me punë dhe përkushtim me qëllimin e vetëm që të gjitha vendbanimet të kenë kushte më mira për jete dhe arsim.