Komuna e Sarajit informon banorët se kanë gjetur akordin me Shtëpinë e Shëndetit Shkup për të vazhduar aksionin e vaksinimit mobil. Gjithashtu nga Komuna apelojnë që të vaksinohen të gjithë banorët pa dallim vendbanimi.
Njoftim
“Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit Shkup vazhdojnë aksionin për vaksinim mobil në vendbanimet e komunës tone”, shkruajnë nga komuna.
Me datë 02.09.2021 (e ejnte) vaksinimi do të bëhet në vendbanimin Saraj gjegjësisht në objektin e shkollës fillore “Dituria” nga ora 10:00 deri 14:00.
Apelojmë gjithë banorët pa dallim vendbanimi, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të vaksinohen dhe pa nevojë për prenotim (termin).
Person për Kontakt :
Dini Muaremi
071777555