Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në vendbanimin Radushë, për bekatonizimin e nje rrugice.
Ky projektë realizohet në bazë të planifikimeve të komunës së Sarajit, për shtruarjen me pllaka te bekatonit disa rrugica në vendbanime të ndryshme. Rrugacia ka një sipërfaqe prej 1400 metra katrorë dhe gjërësi prej tre metra dhe plotësonë nevojat e qytetarëve.
“Komuna e Sarajit, në kontinuitet investonë për zhvillimin e infrastrukturës lokale, konkretishtë bekatonizimin e rrugicave që janë të nevojshme për levizje më cilësore për qytetarët. Ky projekt realizohet nga projektimet tona ku në disa vendbanime të Komunës së Sarajit do të realizohen sipas dinamikës së paraparë. Me përfundimin e punimeve në Radushë, punimet do të fillojn të realizohen në vendbanim Rashçe, Kondovë dhe Svillare, ndërsa në Saraj kanë përfunduar. Gjatë kësaj faze kemi asfaltuar rrugën në Lagjen e Re, në Saraj, Lubin dhe është rriparuar rruga Rajonale Saraj-Bojanë. Investimet në infrastrukturën rrugore do të zhvillohen intensivisht, sipas planë programit zgjedhorë”, u shpreh kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.