Komuna e Sarajit vazhdon punimet në rrjetin e kanalizimit

Filluan punimet në rrjetin e kanalizimit ku nga afër i ka ndjekur drejtori i NPK “Saraj” Sabahudin Rustemi dhe këshilltari komunal nga vendbanimi Saraj Muhamet Elmazi.

Marketing

Kjo rrugë është segment i fundit në vendbanimin Saraj, me çka në tërësi mbulohet ky vendbanim me rrjet kanalizim,në përjashtim të disa shtëpive të cilat kan probleme me nivelin e rrjetit, komuna e Sarajit harton projekt apostafat për të njejtat që tu del në ndihmë çdo familje.

Ky projekt do të përfshij afër 500m gjatësi,ku fillohet nga rruga nr 5 me lidhje në rrugën nr 3, falenderim i posatshëm deri te pronarët e tokave të cilët nuk hezituan me përkrahjen e tyre, ku lëshuan tokat e tyre vetëm që i njejti projekt të realizohet.

Me investim në infrastrukturë, komuna e Sarajit ju mundëson që të gjith banorët të kenë kushte cilësore për jetesë.

Marketing