Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, me ekipin e tij dhe me zyrtarë nga Saraji, kanë vizituar vendbanimin Gërçec.
Me këtë rast kanë promovuar një rrugë të shtruar me pllaka të bekatonit, në kuadër të projektit të përgjithshëm të komunës së Sarajit i cili ka filuar para gjashtë muajve me ç’rast janë shtruar gjithsej 20,000 metra katrorë në të gjitha vendbanimet.
Realizimi i këtij projekti ka qenë një premtim i kryetarit Blerim Bexheti, dhe i njejti realizohet sipas planifikimeve.
“Përcaktim i komunës është zhvillimi i infrastrukturës lokale, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët e vendbanimeve të komunës së Sarajit” ka thënë Bexheti.
Ditë më parë, u përurua një rrugicë në vendbanimin Bukoviç, ndërsa punimet janë duke u zhvilluar intensivisht në disa rrugica në vendbanimin e Sarajit.
Me përfundimin e këtyre rrugicave në Saraj do të përmbyllet me sukses projekti i komunës për këtë vit.