Komuna e Strugës: Nesër kryhet spërkatja kundër mushkonjave

Komuna e Strugës njofton qytetarët se me datë 22.07.2021 (e enjte) do të bëhet spërkatja nga toka dhe ajri për largimin e mushkonjave. Spërkatja nga toka do të bëhet gjatë ditës ndërsa nga ajri nga mbrëmja deri në orët e mëngjesit.

Marketing

Njoftim për qytetarët е komunës së Strugës

“Njoftohen qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës, se në territorin e komunës së Strugës më datë 22.07.2021 (e enjte) do të kryhet spërkatje nga toka (teristikе) dhe nga ajri (aerosol) për shfarosjen e mushkonjave”, shkruajnë në Facebook.

Spërkatja nga toka do të kryhet gjatë ditës kurse spërkatja ajrore gjatë natës, deri në orët e mëngjesit, me aparaturë të posaçme UV për spërkatje te ftohtë.

Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e komunës të Strugës.

Lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Në rast se ka ndryshime moti (shi ose erë) atëherë dezinsektimi do të shtyhet dhe do të kryhet në ditët e ardhshme.

Marketing