Komuna e Studeniçanit miratoi buxhetin për vitin 2020,do të jetë progresiv!

Këshilli i Komunës së Studeniçanit në seancën e mbajtur sot, me 30/12/2019, njëzëri miratoi buxhetin e Komunës së Studeniçanit për vitin 2020.

Marketing

Komuna e Studeniçanit, edhe vitin e ardhshëm sipas planifikimeve buxhetore, ka një buxhet progresiv dhe zhvillimorë, ku parasheh zhvillimin e infrastrukturës, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësve dhe kanalizimeve si dhe mbështetjen e nismave kulturore, arsimore dhe sportive që janë në interes publik.
Buxheti i komunës së Studeniçanit kapë vlerën e 220,097,913.00 denarë.
Për realizimin e projekteve kapitale, Komuna e Studeniçanit, ka paraparë dinamikën dhe koston e projekteve, për të qenë sa më transparent me realizimin e buxhetit, kundrejt qytetarëve.