Në Komunën e Tearcës sot për vizitë pune ishte Drejtori i Entit shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski. U diskutua rreth regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave.
“Sot , me datë 06.09.2021 për vizitë pune në Komunën e Tearcës qëndroi Drejtori i Entit shtetërorë për Statistikë z. Apostol Simovski”, shkruajnë nga Komuna.
“Qëllimi i vizitës ishte takimi me antarët e Komisionit Komunal për Regjistrim –Tearcë/Jegunovcë 33 , ku si temë diskutimi ishte Procesi i Regjistrimit të popullsisë, të amvisërive dhe të banesave , dhe mënyrën se si rrjedh regjistrimi në teren”, thonë nga Zyra për informim.