Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasam njofton se janë tubuar 2.890,318.00 denarë (46.997 euro) për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
“Aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare nga ana e Komunës së Tetovës për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri është përmbyllur dhe që nga 09.02.2023 e deri më 21.02.2023 janë tubuar, 2.890,318.00 denarë.
Transparenca dhe llogaridhënia është prioriteti ynë. Falënderojmë çdo qytetarë për çdo qindarkë të dhuruar. Me shpresë që tërmetet e këtilla nuk do të përsëriten kurrë në asnjë vend”, thuhet në njoftimin e Bilall Kasamit.