Komuna e Tetovës miratoi buxhetin për vitin 2025

Bilall Kasami                                                               Pas një debati konstruktiv në seancën e sotme të 43-të të Këshillit të Komunës, Buxheti për vitin 2025, do të jetë me një vlerë prej afër 50 milionë eurosh – buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë qyteti ynë!

Marketing

Ky buxhet nuk është vetëm një shifër, por një premtim për një Tetovë më moderne! Nga rrugët, shkollat dhe transporti publik, deri te hapësirat e reja të gjelbra dhe investimet në shërbimet për qytetarët. Mes pikave të shumta me rëndësi të veçantë ishte propozim-vendim për dhënie të ndihmës të njëhershme financiare (vauçer) për personat me rrezik social për vitin 2025, propozim-program për aktivitete të Komunës së Tetovës në fushën e arsimit, kulturës, sportit, në fushën e mbrojtjes sociale etj.

Të dashur qytetarë, të dashur këshilltar të Këshillit të Komunës sonë, me vizion dhe përkushtim, po ndërtojmë një qytet ku çdo tetovar mund të ndihet krenar që jeton dhe kontribuon.

Marketing