Komuna e Tetovës ndan 1.200.000 denarë për familjet e viktimave në tragjedinë e Koçanit

Këshilli i Komunës së Tetovës, në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur online, ka miratuar Propozim-Vendimin për ndarjen e ndihmës financiare për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga zjarri tragjik që ndodhi më 16 mars në Koçan.

Si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, Komuna e Tetovës ka ndarë një fond prej 1.200.000 denarësh, duke dëshmuar rëndësinë e ndihmës së ndërsjellë në momente të vështira.

Ky akt nuk është vetëm një ndihmë materiale, por edhe një mesazh shprese dhe humanizmi për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Komuna e Tetovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Marketing