Komuna e Tetovës vazhdon me pastrimin e rrugëve nga bora

Reshjet e borës që kanë filluar nga orët e pasditës të së martës e që vazhdojnë edhe sot, kanë vështirësuar paksa lëvizjen dhe qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në territorin e komunës së Tetovës. Megjithatë të gjitha rrugët për momentin janë të kalueshme kurse komunikacioni po realizohet në kushte dimërore.

Marketing

Maqineritë dhe ekipet punuese për pastrimin e rrugëve nga dëbora vazhdojnë në kontinuitet punën ku përveç pastrimit fizik të rrugëve të njëjtat trajtohen me rërë dhe kripë. Ne intenzitet të shtuar popastrohen rrugët e fshatrave të malësisë nga fakti që atje kemi edhe të reshura më të mëdha të borës!

Në qytet sipas planit operativ të punës, fillimisht pastrohen rrugët e prioritetit të parë në pjesën qendrore dhe bulevardet, për të vazhduar më tej edhe nëpër rrugët dytësore në lagjet e qytetit!

Apelojmë deri te qytetarët, që të evitojnë qarkullimin e panevojshëm me automjetet e tyre, dhe në qoftë se këtë e bëjnë, të posedojnë domosdo paisjet e nevojshme për qarkullim në komunikacion në kushte dimërore.

Qytetarët munden në numrin e telefonit 070 329 145 të bëjnë paraqitjet e tyre, në vende ku është i nevojshëm intervenimi i ekipeve punuese për pastrimin e rrugëve nga dëbora, kurse në rastet të emergjencës dhe asistencës në rrugë mund të kontaktojnë numrin 193 – Njësia Teritoriale kundër zjarrit – Brigada për shpëtim!
Meqë reshjet e borës priten të vazhdojnë deri nesër, ekipet punuese do të vazhdojnë me punën e tyre edhe gjatë natës.