Komuna Qendër prezanton Sistemin Informativ Gjeografik

Komuna Qendër është komuna e parë në Maqedoni e cila prezantoi Sistemin Informativ Gjeografik (GIS) dhe ky shërbim do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që të informohen për planin urbanistik të komunës.

Marketing

Portali (GIS) i Komunës Qendër i përfshin të gjitha detajet e duhura të planit urbanistik dhe mundëson shikimin grafik dhe kërkimin e të dhënave të hapësirave. Me këtë mundësohet edhe kërkimi i hapësirave ndërtimore dhe parcelave kadastrale.

“Me pranimin e portalit GIS, lehtësohet qasja në të dhënat e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë kursen kohën e nevojshme për të marrë informacionin e nevojshëm me të cilën disponon kjo teknologji. Për transparencë më të madhe para qytetarëve, komuna po punon në përmirësimin e portalit të GIS me të dhëna për pajisjet urbane: ndriçimi rrugor, kazanët, karriget dhe të ngjashme, të cilat do të mundësojnë shërbime më të mëdha dhe më të mira, por edhe komunikim më të mirë dhe më të shpejtë me qytetarët dhe më shumë efikasitet në punën e shërbimeve komunale”, deklarojnë nga komuna.