Organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” bashkë me Komunën e Sarajit me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit sot ndërmorën aksion humanitar duke shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore në të gjitha vendbanimet e Komunës tonë.
E përshëndesim iniciativën e organizatës humanitare të cilët gjithmonë në raste të veçanta kanë ndihmuar dhe gëzuar familjet me nevoja.