Komuna Saraj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me DT Global Inc

Në kuadër të projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve, kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot nënshkraun Memorandum Bashkëpunimi me DT Global Inc.

Marketing

DT Global Inc është kontraktuesi dhe realizuesi kryesor i Projektit të USAID-it dhe synon që përmes partneritetit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njësitë e pushtetit lokal të përforcojë qëndrueshmërinë e finansave komunale dhe të avancojë procesin e decentralizimit fiskal.

Qëllimi kryesor i Projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve është ”Rritja e matshme e të ardhurave të vetëqeverisjes lokale nga burime të veta si dhe finansim i jashtëm i vetëqeverisjes lokale, rritje të nivelit të zbatimit të buxheteve të tyre në përputhje me kërkesat për buxhetim dhe raportim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. ” https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0WchbFpx1QPb6TjnuokhzYvG1toBUFtPEahLgS1iBCHSpe1Y7P6G2ToM64UvgiUdbl&id=100053947097286&mibextid=Nif5oz