Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura dhe në kushte dimërore. Në disa vende ka mbetje të borës.
Për shkak të reshjeve intensive të borës në rrugën Mavrovë-Dibër prej orës 07:30 është vendosur ndalesë për qarkullimin e makinave të rënda.
Gjithashtu, është ulur dukshmëria nga 100 deri 150 metra në rrugët Manastir-Prilep, Manastir-Demir Hisar, Kumanovë-Shën Nikollë dhe Veles-Gradsko.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.