Autoritetet kanë njoftuar se trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
Vende-vende ka mbetje të borës nëpër rrugë që janë pastruar pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë.
Ndalesë nga ora 7:30 minuta është vendosur për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve intensive në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.