Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës.
Ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda është vendosur në rrugën Dibër-Strugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shikueshmëria është ulur prej 50 deri 100 metra për shkak të mjegullës në rrugën Tetovë-Zhelinë dhe Gradsko-Negotino.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyjre dhe dalje nga shteti.