Komunikacioni në Maqedoni, pritje të gjata në Bogorodicë

Frekuencë të rritur të automjeteve mëngjesin e sotëm ka në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ku për dalje nga Maqedonia pritet nga 15 deri më 30 minuta.

Marketing

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosura në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Marketing