Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër korsi të lagura. Për shkak të mjegullës shikueshmëria është ulur deri 30 metra në Tetovë, ndërsa prej 50 deri 100 metra shikueshmëria është në rrugën Negotinë-Demir Kapi, gjithashtu edhe në Shkup dhe Kumanovë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatare, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në vendet ku ka mjegull.
Aksi rrugor Ohër-Resnjë përmes parkut kombëtar “Galiçica” është i mbyllur për komunikacion për gjitha makinat që nga 15 nëntori deri më 1 prill të vitit të ardhshëm.