Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërkohë që në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Marketing

Nga LAMM rekomandojnë respektim të sinjalistikës rrugore dhe vozitje të kujdesshme posaçërisht nëpër lugina ku ka mundësi të shembjes së gurëve. /Alsat.mk