Komunikacioni në vend, vazhdojnë ndalesat për disa rrugë

Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në trafik vazhdon për rrugët Mavrovë – Dibër, Gostivar – Kërçovë përmes rrugës malore në Strazhë.

Marketing

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në trasa të lagështa me mbetje të dëborës pas intervenimit të ekuipazhit të NP Rrugët e Maqedonisë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është në mesatare. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti.