Komunikacioni nëpër rrugë të lagshta dhe mbetje bore

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë të lagshta dhe me mbetje bore. Por për shkaqe preventive është vënë ndalesë për kamionë në rrugën Dibër-Strugë, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Marketing

Ndërkohë nëpër disa rrugë që kalojnë nëpër gryka malore, ekziston rreziku nga shembja e dheut dhe gurëve.

Apelohet për vozitje të kujdesshme dhe adaptim të shpejtësisë në bazë të kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare të N.P. Makedonija Pat, janë gjithë kohës në teren duke mundësuar kështu që të gjitha rrugët në vend të jenë të kalueshme.

Marketing