Ballina Lajme Maqedoni Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet kryesishtë nëpër rrugë të thata, megjithatë LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing

Në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 72-të solli vendim nga e premtja, 26 qershor të vitit 2020, tërësisht të hapen të gjitha vendkalimet kufitare për lëvizje të papenguar të udhëtarëve dhe automjeteve pa paraqitjen e testit PCR dhe pa shkuarje në izolim shtëpiak ose zbatim në karantinë të obligueshme shtetërore.

Qeveria solli vendim që nga 1 korriku, e mërkurë të hapen aeroportet i Shkupit dhe ai i Ohrit.

Marketing
Exit mobile version