Koncert i Filarmonisë me violonçelisten izraelite Daniele Akta

Filarmonia sonte do të mbajë koncert simfonik të titulluar “Rini, lumturi, ardhmëri”. Do të interpretohen Simfonia numër 3 nga Feliks Mendelson dhe Koncerti për violonçel dhe orkestër nga Robert Shuman. Dirigjent është maestro Jeruham Sharovski, ndërsa soliste Daniele Akta, që të dy nga Izraeli.

Marketing

Maestro Jeruham Sharovski është i lindir në Buenos Ajres dhe herët ka filluar të mësojë muzikën, e më pas studioi flautë, kontrabas, kompozicion dhe dirigjim në Konservatoriumin naciuonal për muzikë në qytetin e tij. Në të shtatëdhjetat e hershme të shekullit të kaluar emigroi në Izrael, ku diplomoi në Akademinë për muzikë “Rubin” në Jerusalem nën mentorimin e prof. Mendi Rodan. Në vitin 1990, Sharovski u zgjodh nga maestroja i famshëm Zubin Mehta për ta pranuar çmimin “Artisti i ri i vitit”, kur e fitoi edhe privilegjin të dirigjojë me Filarmoninë izraelite, si dhe me orkestra të tjera të mëdha në Izrael.

Gjatë karrierës së tij, maestro Sharovski dirigjoi me mbi 50 orkestra në mbi 20 vende të ndryshme, përfshirë edhe serinë e koncerteve me maestron Lorin Mazel, duke dirigjuar me Filarmoninë e Munihut në Gjermani dhe Orkestrën simfonike të Jerusalemit së bashku me radio orkestrën bavareze të koncerteve kushtuar qytetit të Jerusalemit. I gjerë është edhe repertoari i tij lidhur me interpretimet operistike, ndërsa në vitet e fundit ai ndërton karrierë me të vërtetë të suksesshme në fushën e edukimit, duke mbajtur master-orë në universitete prestigjioze në botë.

Violonçelista izraelite, Daniele Akta (2002) ka lindur në familje muzikantësh. Filloi të luajë në violonçel në moshën katërvjeçare, me kërkesë të saj, në Konservatoriumin muzikor “Raana” me Galina Aronovil dhe Luba Rabin. Daniele luan në violonçelin “Enriko Orseli”, të bërë në Pesaro rreth viteve 1925/1930, dhe hark të bërë nga Klod Tomasin rreth viteve 1900/1920. Deri më tani ka interpretuar me Orkestrën kamertale “Virtuozët moskovitë dhe Vlladimir Spivakov”, Filarmoninë izraelite dhe Filarmoninë nacionale të Rusisë, Filarmoninë e Kejptaunit, me Vadim Repin dhe Filarmoninë e qytetit Novosibirsk dhe shumë orkestra të tjera botërore. Daniele Akta si soliste interpretoi edhe në skenat më prestigjioze të botës – “Karnegi Holl, sallën koncertale “Çajkovski”, “Barbikan”, Qendrën Linkoln etj.