Koncerti i Travis Scott shkakton tërmet në Romë, 60 fansa të lënduar

Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar mbrëmjen e së enjtes gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë.

Marketing

Këngëtari prezantoi albumin e ri ‘Utopia’ në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër.

Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua përfundimisht .

Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti.

Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.