Konferenca e Donatorëve, KE dhuron 15 milion euro për rindërtimin

Është firmosur marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen për dhurimin e 15 milion eurove për procesin e rindërtimit.

Marketing

Ky fond do përdoret për ndërtimin e shkollave dhe institucioneve publike.

Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, për konferencën e donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.

Kjo konferencë pritet që të mbahet rreth orës 14:30 dhe sipas ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj pritet që në këtë konferencë të mblidhen rreth 450 mln euro.