Konferenca me Sorecën/ Rama: BE s’po arrin rezultatet, jo Shqipëria

Kryeministri Edi Rama sërish ka theksuar se BE-ja nuk po arrin rezultatet dhe jo Shqipëria për plotësimin e kushteve të vëna nga BE-ja.

Marketing

“ BE-ja nk po jep rezultatet, jo Shqipëria. Ça do bëjmë ne s’do t’i lëmë punët, nuk do i çojmë deri në fund. Kujt do t’i bëjmë dëm. Nuk është fare fjala për t’i fajësuar. Gjërat kanë logjikën e tyre në BE. Ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ta bëjmë tonën”, tha Rama.

Gjatë konferencës në Kryeministri së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca për progres-raportin e KE-së, ai tha se edhe pse nuk ka një përfundim pozitiv nga Bashkimi Evropian, sërish Shqipëria vijon progresin e saj.

Kujtojmë se edhe më parë kreu i qeverisë shqiptare ka bërë fajtor BE-në për mos hapjen e negociatave për të hyrë në BE, dujke theksuar se vendi ynë i ka përmbushur kushtet dhe ka qenë në progres të vazhdueshëm.