Konferencë ndërkombëtare për “Tranzicion të sistemeve juridike:30 vite pas rënies së Murit të Berlinit”

Në organizim të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” sot dhe nesër në Shkup do të mbahet konferencë ndërkombëtare shkencore në temën “Tranzicion të sistemeve juridike:30 vite pas rënies së Murit të Berlinit”.

Marketing

Konferenca shënohet me rastin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ngjarje e cila në mënyrë simbolike e shënoi fundin e Luftës së Ftohtë dhe fillimin e procesit të tranzicionit të sistemeve juridike në vendet postkomuniste. Konferenca ka për qëllim që t’i hetojë shtigjet e ndryshme të tranzicionit të zgjedhura dhe të zbatuara përgjatë gjithë kontinentit, që të iniciojë diskutim dhe ekzekutoi përfundime për shtigjet më më mira dhe leksionet e mësuara gjatë kohës së tranzicionit.

Sipas agjendës, konferencën do ta hapin prof.dr. Goran Koevski, dekan i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, prof.dr Nikolla Jankullovski, rektor i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Tomas Norbert Gerberih, ambasador i RS Gjermanisë dhe Kristian Timonie, ambasador i Republikës së Francës.

Folës kyçë të sesionit plenar të konferencës janë prof.dr. Otmar Seul nga Universiteti Paris X, Francë dhe prof.dr. Tomas Gigerih, Instituti Evropë, Universiteti Sarland, Gjermani.

Në konferencë do të prezantohen 60 punime shkencore, nga hulumtues të vendeve dhe jashtë vendit.

Marketing