Në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot dhe nesër në Shkup do të mbahet konferencë vjetore e ReSAP për reforma në administratën publike me temë “Transformim digjital: reformimi i administratës për erën digjitale”.
Në kuadër të konferencës do të mbahet pres për media, në të cilën fjalime do të kenë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, Frek Janmaat nga delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Administratës Publike e Malit të Zi, Suzana Pribiloviq, ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë Branko Ruzhiq, Nevan Akshamija, drejtor i Agjencisë për shërbim shtetëror i Bosnjës e Hercegovinës dhe drejtoresha e Shkollës për administratë publike Ratka Sekuliq.