Konfirmohen dy raste ri-infektimi me COVID në Europë

Dy persona në Europë u konfirmuan se janë ri-infektuar me koronavirus, sipas mediave publike rajonale, duke ngritur shqetësime për imunitetin.

Marketing

Lajmi pason një raport nga studiuesit në Hong Kong në lidhje me një person atje që ishte ri-infektuar katër muaj e gjysmë pasi ishte shëruar.

Raportimet thonë se një pacient në Hollandë dhe një tjetër në Belgjikë janë ri-infektuar me Covdi-19.

Media holandeze NOS citoi virologen Marion Koopmans të thoshte se pacienti në Hollandë ishte një person i moshuar me një sistem imunitar të dobësuar. “Që dikush do të ri-infektohej, kjo nuk më shqetëson shumë” tha ajo. “por duhet të shohim nëse kjo gjë ndodh shpesh.”