Instituti i Shendetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 26 raste me koronavirus në Kosovë.
TETË TË SHËRUAR DHE NJËZET E GJASHTË RASTE ME COVID-19!Sot më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…
Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Jeudi 16 avril 2020
Po ashtu, të enjten janë shëruar edhe 8 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.
Gjatë ditës së enjte në Kosovë u raportua për dy vdekje si pasojë e sëmundjes COVID-19.
Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 11 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.
Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda