Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv, duke rritur kështu numrin në gjithsej 79.
Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalë negativ. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.
Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës, ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook.