Konfiskohen 13 motorë të pjesëmarrësve në gara ilegale

Në aksionin për kontrollin dhe zbulimin e shoferëve që organizojnë dhe marrin pjesë në gara ilegale, mbrëmë në Shkup policia ka konfiskuar 13 motoçikleta të cilave do tu bëhet kontroll teknik i jashtëzakonshëm.

Marketing

Aksionin, i cili zgjati nga mbrëmë në orën 20:00 deri në orën 1:00 të mëngjesit, e zbatoi Reparti për Siguri të Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.

“Nga efektivëve të policisë tek Stacioni Policor Kisela Voda dhe Karposh, përkohësisht janë konfiskuar 13 motoçikleta, për shkak të dyshimit të instalimit të sistemeve të veçanta, pjesëve përbërëse, njësive të pavarura teknike dhe pajisje që dallon nga sistemet e rregullta. Përkohësisht janë konfiskuar katër motoçikleta “Kavasaki” dhe “Honda”, dy “Suzuki” dhe “Jamaha” dhe një motoçikletë “KTM”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Lidhur me shkelje të tjera të Ligji për siguri të qarkullimit në rrugë dhe Ligjit për automjete dhe shoferë, janë ndërmarrë 25 masa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Marketing