Policia ka konfiskuar rreth 80 kilogram marihuanë në një shtëpi në Shtip. Gjatë aksionit policor është arrestuar shitësi B.S.(40), ndërsa gjykatësi me procedurë paraprake i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
Ashtu si informuan nga MPB-ja, pardje pas informatave operative, në rrugën regjionale Shtip-Plackovicë, te fshati Karaorman i vjetër, policët e kanë ndaluar B.S. i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Pas kontrollit në biçikletë janë gjetur dy qese prej najloni ku ka pasur marihuanë rreth 3 kilogram. Dje policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë të B.S. në rrugën Sremski Front në Shtip dhe ka gjetur më shumë thasë prej najloni me marihuanë në peshën prej 74 kilogram dhe lëndë tjera.
B.S. është arrestuar dhe kundër tij është ngritur një padi penale.