Konfiskohen pesë tonë drogë në Turqi

Ministria turke e Punëve të Brendshme njoftoi sot se gjatë një aksioni në ujërat ndërkombëtare janë konfiskuar pesë tonë drogë dhe janë arrestuar 13 persona.

Marketing

“Në kuadër të operacionit ‘Bashkimi’ u konfiskuan pesë tonë kanabis në pluhur”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

“Në këtë operacion që u zhvillua në ujërat ndërkombëtare u arrestuan gjithashtu 13 persona”, sipas të njëjtit burim.