Konflikti i armatosur në Liban, ushtria izraelite: Kemi kapur tre anëtarë të Hezbollahut

Ushtria izraelite njoftoi sonte se kishte kapur tre luftëtarë të Hezbollahut në Libanin jugor, hera e dytë që nga përshkallëzimi i përleshjeve me grupin shiit në fund të shtatorit.

Marketing

Sipas ushtrisë, një tunel nëntokësor ndodhej në një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu. Forcat e tij rrethuan ndërtesën, ku ishin fshehur “tre terroristë të Forcave Radwan”, forcat speciale të Hezbollahut, të cilët mbanin disa armë.

Tre të arrestuarit u dërguan në Izrael për t’u marrë në pyetje. Nga ana e Hezbollahut nuk ka asnjë koment.

Marketing