Konflikti Iran – Izrael, Osmani: Vetëm një qytetar i RMV-së ka kërkuar evakuim

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i bën thirrje Izraelit që të mos i përgjigjet me sulm Iranit, sepse konsideron se një kundërveprim i tillë mund ta shtrijë konfliktin. Për situatën atje, ministri Osmani ka biseduar me diplomatët e vendeve partnere dhe të atij rajoni, ndërkohë informon edhe për shtetasit tanë që momentalisht janë në Izrael dhe vendet e krizës.
“Për momentin situata është pjesërisht stabile, shkollat në Izrael janë vënë në funksion, kabineti ushtarak akoma nuk ka vendim nëse do t’ua kthejë. Shfrytëzoj rastin deri te Izraeli që të mos sjellë vendime, sepse spiralja e konfliktit atëherë vetëm se do të përkeqësohet. Deri më tani në ambasadën tonë në Izrael është lajmëruar një qytetar i ynë që ka kërkuar evakuim, për shkak të situatës, të cilit i është dhënë fletudhëtim që të mund ta lëshojë vendin. Gjithashtu nga një kompani janë lajmëruar në linjën telefonike SOS në Shkup katër të punësuar në Izrael, që t’i kemi parasysh, në rast se përkeqësohet situata.”, – theksoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani njoftoi po ashtu se nga Irani nuk është arritur kërkesë e shtetasve tanë për evakuim, ndërkaq u bën thirrje atyre që momentalisht janë në vendet e Lindjes së Afërt, së paku të lajmërohen në ambasada, me qëllim që në rast të përshkallëzimit të situatës, shteti të ketë informacione bazike. Edhe shtabi i krizës është i gatshëm për organizimin e evakuimit të shtetasve tanë në Izrael dhe nga Lindja e Afërt nëse lind nevoja, theksoi Osmani.
Marketing