Kongresi Botëror Maqedonas në krye me Todor Petrov kërkojnë nga qytetarët ta bojkotojnë referendumin e 30 shtatorit. Përmes një iniciative të dorëzuar më 31 korrik, Kongresi Botëror Maqedonas ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta anulojë vendimin për referendum dhe siç shprehen, të parandalojë dëmet ndaj buxhetit dhe obliguesve tatimor.
Porosia kryesore e Kuvendit të Përgjithshëm të 28-të është bojkot i thjeshtë dhe i pakusht i referendumit dhe mos-dalje masive në referendum, që në mënyrë kundër-kushtetuese dhe joligjore e ka shpallur Qeveria e RM-së. Presim që pas iniciativës së dorëzuar Gjykata Kushtetuese ta anulojë vendimin që t’i parandalojë pasojat e dëmshme nga mbajtja e referendumit për ndryshim të emrit të shtetit dhe identitetit të popullit” tha Todor Petrov, Kongresi Botëror Maqedonas.
Petrov gjithashtu paralajmëron protesta përmes të cilave do të kërkoj dorëheqjen e parevokueshme të Qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit.
Besojmë se më 30 shtator maqedonasit për nga shtetësia dhe përkatësia etnike në të gjitha sheshet në Republikë dhe në sheshin Maqedonia në Shkup do të festojnë fitore të madhe në pritje që nëse nuk sillet vendim, Qeveria të jap dorëheqje të parevokueshme, ndërsa Kuvendi të vetë- shpërbëhet” u shpreh Todor Petrov, Manifesti Botëror Maqedonas.
Sipas Petrovit ky referendum do të duhej të ishte i obligueshëm dhe jo vetëm konsultativ, ndërsa pyetja do të duhej të ishte e thjeshtë. Pasi sipas tij, për emrin e shtetit dhe integrimin në NATO dhe BE duhen votat e shumicës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar dhe 80 vota të deputetëve të Kuvendit. Iniciativë në gjykatën kushtetuese për anulimin e vendimit për referendum ditë më parë ngriti edhe partia opozitare, “E majta”.