Kongresi i ASH-së, marrin pjesë edhe përfaqësues nga BDI, Lëvizja BESA dhe Alternativa

Në Qendrën për Kulturë në Tetovë, u mbajtë Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Marketing

Në këtë kongres janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga subjekte të ndryshme politike në vend.

Nga radhët e Lëvizjes Besa prezent ishin dy përfaqësuesit e lartë të këtij subjekti Blerim Sejdiu dhe Fatmir Limani, por u panë edhe Faton Ahmeti Sekretar i Përgjitshëm i BDI-së dhe Arben Ziberi deputet i kësaj partie.

Kurse nga Alternativa i pranishëm ishte deputeti Hysni Ismaili.

Kongresi i ASh-së u mbajtë pas dorëheqjes së Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në vitin 2018-të. Kryetar i ri u zgjodh Arben Taravari.

Marketing