Kongresi i PDSH-së muajin tjetër, Thaçi apo kush? (VIDEO)

Partia Demokratike Shqiptare ka diskutuar për zhvillimet politike në vend me ç’rast konfirmoi qëndrimin për mbështetjen e marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, por edhe referendumin që pritet të mbahet pikërisht për konfirmimin e kësaj marrëveshjeje me të cilën zgjidhje kontesti shumë vjeçar me fqinjin jugor.

Marketing

PDSH-ja ka vendosur që kongresin ta mbaj në fillim të muajit të ardhshëm ndërsa i pyetur për ndarjen ministrore dhe pozitat tjera pas përfshirjes së saj në qeveri, Azem Sadiki tha se shteti për momentin ka sfida më të mëdha se sa ndarja e resorëve, andaj edhe fokusi momental i partisë është tek anëtarësimi i vendit në NATO.

Por deri tani nuk dihet nëse Menduh Thaçi do të mbetet lider i partisë apo do të nominohet kandidat tjetër.

Si parti serioze i japim përkrahje situatës aktuale, apo referendumit që duhet të mbahet dhe plotësimin e kushteve për marrëveshjen me Greqinë….Maqedonia është duke kaluar me një fazë shumë komplekse dhe duhet t`i japim rëndësi. Pjesëmarrja e PDSH-së në këtë qeveri, është për çështje shumë më madhore se sa këto – tha Azem Sadiki, Sekretar i Partisë Demokratike .Shqiptare.