1500 delegate votuan kete te shtune per te zgjedhur 134 anetaret e Asamblese se re te Partise Socialiste. Delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste votuan në 13 qendra në pallatin e kongreseve.
Me heret ne sesionin e dyte te kongresit, u miratuan ndryshime teknike ne statutin e partise. Nder ndryshimet kryesore jane krijimi i librit te rregullave ku permblidhen rregulloret e organeve te partise, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikes, si dhe cdo udhezim per funksionimin e institucioneve te PS.
Gjithashtu ne statut u vendos dhe koncepti i bashkedrejtimit burre-grua, qe me pare ishte si udhezim nga kryesia e PS. Nder te tjera, ne statut u vendos kontrolli i integritetit dhe figures. Gjithashtu u sanksionua se kush nuk reflekton te verteten, kush nuk tregohet i sinqerte per aktivitetin e tij, merr persiper sanksionet jo vetem ne aspektin e pergjegjesise ndaj ligjit, por edhe me perjashtimin nga partia.