Kongresmenët amerikan ftojnë për dalje masive në referendum

Kongresmenët amerikan japin mbështetje të fuqishme për referendumin e çështjes së emrit. Përfaqësuesi i Qeverisë amerikane Bill Flores, sot për Alsat tha se integrimi në NATO dhe referendumi janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë. Ai shfrytëzoi rastin që t’u bëjë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre më 30 shtator.

Marketing

Ne besojmë se referendumi dhe integrimi në NATO janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë, andaj ne me të vërtetë shpresojmë që populli të dalë dhe të votojë në referendum – tha Bill Flores, Kongresmen i Shteteve të Bashkuara.

Kongresmenët sot zhvilluan takime me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Të njëjtit u ndanë shumë të kënaqur nga takimi, duke vlerësuar se shoqëria civile në Maqedoni është shumë aktive, gjë e cila kongresmeni Geri Konoli tha se është për t’u përshëndetur.

Ishte një takim i mirë. Shoqatat civile janë të me të vërtetë aktive këtu në Maqedoni dhe ne jemi shumë të lumtur që është kështu. Sot biseduam për qasjen e tyre në aktivitetet që ndodhin -deklaroi Gerry Connolly, Kongresmen i Shteteve të Bashkuara.

Delegacioni amerikan zhvilloi takime edhe me zëvendës-kryeministren njëherazi edhe ministre e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila tha se morri mbështetjen e plotë të amerikanëve për referendumin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE. Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes shkruhej se kongresmenët e kanë përgëzuar Qeverinë e re për reformat dhe hapërimin euro-atlantik.

Pesë kongresmenët e Shteteve të Bashkuara Geri Konoli, Dina Titus, Suzan Dejvis, Dejvid Prajs. Bill Florez të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejlli dje u takuan me kreun e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Marketing