Kongresmenët amerikan mbështesin referendumin

Kuvendi i Maqedonisë sot priti pesë kongresmenët e Shteteve të Bashkuara Geri Konoli, Dina Titus, Suzan Dejvis, Dejvid Prajs. Bill Florez të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejlli.

Marketing

Takimet u zhvilluan në dy hapësira. Në njërën nikoqir ishin kryetarët e komisioneve parlamentare ku biseduan me mysafirët në lidhje me Referendumin dhe funksionimin e Parlamentit gjatë kësaj periudhe.

Takimi tjetër u mbajt mes kongresmenëve amerikan dhe kryetarit dhe anëtarëve të komisioneve për mbrojte dhe siguri, për çështje procedurale dhe çështjet e mandatit dhe imunitetit. Nesër kongresmenët amerikanë do të kenë takim me përfaqësues të Institutit parlamentar dhe organizatave qytetar.